Trump e bën sërish: E lë pas Melanian duke u “ballafaquar” me erërat e forta

Donald Trump sërish ka fituar vëmendjen e mediave, arsyeja është që sërish nuk e ka ndihmuar gruan e tij Melania Trump derisa po futej në aeroplan ku jashtë po frynin erëra të forta.

GazetaExpress

Presidenti amerikan vikendin e kaluar ka qenë në pushime me familjen e tij në Florida, kurse derisa po kthehej në Shtëpinë e Bardhë në aeroport, po e prisnin fotoreporterët dhe kameramanët e shumtë të cilëve nuk u shpëtojë ky moment i tij, transmeton Telegrafi.

Kohë më parë kishte ndodhur një rast i ngjashëm. Në momentin që aeroplani presidencial Air Force One po i priste në pistë, Trump nuk hezitoi të ngjitet i vetëm duke i lënë pas gruan Melania dhe të birin 11-vjeç Baron, të cilët po ballafaqoheshin me erërat e forta që në ato momente po frynin.

Asokohe pothuajse të gjithë e kishin kritikuar për këtë veprim, dhe se nuk është treguar “xhentëlmen” me Zonjën e Parë.

Të tjera

Lajmet e fundit