Kthehu lart

Pse shërben xhepi brenda mbathjeve të femrave? Do habiteni!

Pse shërben xhepi brenda mbathjeve të femrave? Do habiteni! GazetaExpress

Një hollësi që të gjitha femrat e dinë, por ndoshta nuk u japin atij rëndësinë e nevojshme.

A keni menduar ndonjëherë pse disa mbathje kanë një lloj “xhepi” brenda, ndërsa të tjerat nuk e kanë?
Sigurisht, ju mendoni se kjo është një çështje dekorimi, por jo. Kjo veçori është jetike për shëndetin e grave dhe sot ju do të mësoni pse është atje.
Gjëja e parë që duhet të dini është se ky “xhep” nuk është për mbajtjen e parave apo sendeve të tjera. Ndoshta kjo pikë është më se e qartë, por kurrë nuk është shumë e qartë.
E vërteta është se kjo pjesë e rrobave shtesë është një shtresë e dyfishtë dhe shërben për mirëmbajtjen e higjenës intime. Si është e mundur?
Ky “xhep” është jetësor për shëndetin e grave.
Të gjitha gratë e dinë se ruajtja e shëndetit të mukozës është një problem delikat, sepse bakteret në atë zonë mund të zhvillohen shpejt duke shkaktuar një ndryshim të florës vaginale. Qëllimi i veshjes së dyfishtë është parandalimi i acarimit të fërkimit dhe djersitjes natyrale.
Është normale që disa mbathje – sidomos më sensualet – të mos e kenë këtë “xhep”, pasi dizajnerët besojnë se këto rroba nuk duhet të vishen për më shumë se disa orë.

    Data: 04 Mars 2018 18:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera