Kthehu lart

Përpiqet të ngrejë afro gjysmë toni, peshëngritësit i shpërthen gjaku në hundë

Përpiqet të ngrejë afro gjysmë toni, peshëngritësit i shpërthen gjaku në hundë GazetaExpress

Ky është momenti kur peshëngritësit i shpërthen gjaku në hundë, derisa po tentonte të ngrinte peshat që kishin plot 426 kilogramë.

Rusi Mikhail Shivlyakov ishte pjesë e garës “Arnold Sport Festival”, që ishte organizuar në Columbus të Ohios

Por këmbëngulësia e tij që të del triumfues në këtë garë, e detyroi atë të ngrit afro gjysmë toni, por ky moment i kushtoi me hundë të mbushura më gjak.

37-vjeçari i cili dikur ishte pjesë e marinës, tani merret me peshëngritje dhe ka arritur të ngrit afro gjysmë toni, duke u bërë kryelajm në gazetat sportive.

Edhe pse rrezikoi jetën me këtë lëvizje duke pasur parasysh se ka mundur ta pësoi më keq, ai në fund humbi titullin e më të mirit nga Thor Bjornsson i cili luante në serilain “Game of Thrones” duke arritur të ngrit 472 kilogramë, që do të thotë 44 kilogramë më shumë sesa Shivlayakov. 

    Data: 06 Mars 2018 07:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera