Kthehu lart

Ofrojnë 2 mijë e 500 euro për t’ua mësuar fëmijët për seksin

Ofrojnë 2 mijë e 500 euro për t’ua mësuar fëmijët për seksin GazetaExpress

Tema e seksit gjithmonë është konsideruar tabu. Andaj një çift ka vendosur që të paguaja dikë 2 mijë e 500 euro, në mënyrë që ai person të ja jep edukatën seksuale fëmijës së tyre.

Prindërit janë të shqetësuar se fëmija do të rritet në një ambient jo të mirë, ku do I mungonte edukata seksuale, kanë vendosur që të marrin dikë në punë, që ta këshillojnë. Puna e tyre do të jetë bisedë me fëmijët e tyre shtatë ose tetë vjeçar.

Çifti ka postuar ofertën për punë tek “kujdesi për fëmijët”, një vend që ka për qëllim të ndihmojë sa prindërit aq edhe fëmijët.

“Nuk jam e sigurt nëse ky është vendi I duhur, por ja që nuk kemi njohuri tjera. Burri im dhe unë po kërkojmë të punësojmë dikë që t’ua mësojë edukatën seksuale vajzës tonë tetë vjeçare dhe djalit shtatë vjeçar”, ja shkruar nëna e fëmijës.

    Data: 28 Shkurt 2018 08:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera