Kthehu lart

Nga shkulja e qerpikëve tek dhëmbët e zinj: Standardet më të çuditshme të bukurisë

Nga shkulja e qerpikëve tek dhëmbët e zinj: Standardet më të çuditshme të bukurisë GazetaExpress

Standardet e bukurisë s’kanë qenë përherë të njëjta, por përkundrazi kanë ndryshuar me kohën. Disa karakteristika që për ne sot mund të konsiderohen pa frikë të tmerrshme e të pështira, dikur kanë qënë idealet e bukurisë. Hidhini një sy 10 tipareve më të çuditshme deri sot.

1. Nëse ju ka rastisur të shihni pikturat e Rilindjes Europian, e njohur me termin Renaissance, padyshim keni vënë re se gratë e kanë ballin e madh, të lakur dhe të çuditshëm. Ato detyroheshin të shkulnin flokët në mënyrë që të krijonin një linjë të tillë.


2. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mungonin shumë produkte. Një ndër to ishin edhe getat, ndaj për të krijuar efektin e najlonit, gratë ngjyrosnin këmbët me bojë.

3. Këmbët jashtëzakonisht të vogla bënë bujë në Kinë duke u konsideruar një aspek estetik i domosdoshëm për vajzat. Në shekullin e XIII, gra dhe vajza të vogla përdornin metoda të dhimbshme për të patur këmbë të vogla me patjetër. Ato shkonin deri tek thyerja e kockave. Me kalimin e kohës, ky zakon erdhi duke u reduktuar, megjithëse shkaku mbetet ende mister për studiuesit.

4. Fiset Maya zbatonin një rit të përhershëm me foshnjat duke i deformuar pjesën e kokës (kafkën) me anë të një rripi. Ky zakon përdorej për të dy gjinitë dhe s’kishte lidhje me statusin shoqëror.

5. Thonjtë e gjatë kanë historinë e tyre në Kinë. Burrat dhe gratë e dinastisë Qing i mbanin thonjtë diku tek 20-25 cm dhe kjo ishte një formë e të thënit ‘Unë jam i pasur!’. Normalisht që me thonjtë aq të gjatë e kishin të vështirë të kryenin punë të ndryshme, megjithëse s’është se iu binte rasti të punonin, pasi shërbëtorët bënin çdo gjë për ta.

6. Nëse sot përgjithësisht djemtë me muskuj barku bien në sy menjëherë, në Mesjetë vëmendjen e tërhiqnin kërcinjtë e burrave. Disa prej tyre i rruanin këmbët dhe një pjesë tjetër mbante çorape për të patur këmbë më të bukura.

7. Gratë e Mesjetës dhe Rilindjes nuk u mjaftuan me flokët e ballit, por shkulqnin edhe qerpikët. Ata konsideroheshin si mbingarkesë për fytyrën, ndaj ato detyroheshin t’i hiqnin. Tani që e mendojmë, duhet të ketë qenë shumë, por shumë e dhimbshme!

8. Një buzëqeshje perfekte e ditëve të sotme ka padyshim dhëmbë të bardhë dhe të shndritshëm. Por për gratë japoneze, dhëmbët e zinj ishin simbol i bukurisë. Pas martesës, ato ngjyrosnin dhëmbët duke treguar angazhimin në martesë. Prit, po angazhimi ç’lidhje ka me dhëmbët?!

9. Në shekullin e XVIII, stampat hynë në modë për herë të parë. Nëse për ne ato janë stylish, të vendosura kryesisht tek xhaketa apo fundi xhins, në atë periudhë kishin tjetër kuptim. Vendoseshin në zona të caktuara për të nënkuptuar për shembull se gruaja ishte e martuar, për të dhënë sinjale flirtimi etj.

10. Në Anglinë e shekullit XIX ishte në modë lëkura e zbehtë. Gratë pudrosnin trupin për ta zbardhur atë dhe pikturonin vena në nuancat e blusë për të imituar lëkurën e bardhë.

    Data: 05 Mars 2018 13:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera