Kthehu lart

Lindi foshnjën 15 minuta pasi e mori vesh se është shtatzënë

Lindi foshnjën 15 minuta pasi e mori vesh se është shtatzënë GazetaExpress

Një grua që nxitoi për në spital pas dhimbjeve të mëdha në stomak, u habit kur mësoi se ishte shtatë muajsh shtatzënë.

Jayde Lawrence, 27 vjeçe, nga Perth në Australi, e solli në jetë foshnjën 15 minuta pasi e mori vesh lajmin e çuditshëm në spital.

Ajo ishte e bindur se po vuante nga “zorra qorre”, pasi pa infermieret duke nxituar për t’ia bërë një kontroll ultrazë, transmeton Gazeta Express. 

Bile, ajo as nuk pati shumë kohë për t’i dëgjuar fjalët “je shtatzënë”, për shkak të lindjes së shpejtë – dhe vetëm 15 minuta dhe katër shtyrje më vonë, ajo solli në jetë djalin e saj.

Një nga arsyet pse ajo nuk kishte menduar asnjëherë se mund të jetë shtatzënë, është edhe mbipesha e saj.

    Data: 07 Mars 2018 17:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera