Kthehu lart

I dënuari me 12 vite ik nga burgu duke u ngjitur si ‘Spiderman’ në telat e mprehtë

I dënuari me 12 vite ik nga burgu duke u ngjitur si ‘Spiderman’ në telat e mprehtë GazetaExpress

Policia në Cambridgeshire të Anglisë ka prezantuar videon ku shfaqet lituanezi i njohur vetëm si Urbonas, që ngjitet nëpër telat e mprehtë si një ‘Spiderman’.

Me të kaluar atë pjesë, ai ka rënë në pjatën e antenës satelitore dhe në kulm.Pasi u kap, ai tha se nuk kishte dashur të arratisej, vetëm se deshi të kishte për një moment vëmendjen e atyre që ndajnë drejtësi.

“Dënimi me 12 vite burg është absurd, unë nuk kam bërë asgjë”, ka thënë Urbonas, që është gjetur fajtor për pedofili.

Megjithëse kërkimi për të nuk zgjati shumë dhe ai u dorëzua pa rezistencë, nuk bëri asgjë për të zbutur dënimin, por iu shtua për edhe 16 muaj të tjerë.

    Data: 01 Mars 2018 04:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera