Kthehu lart

Histori interesante: Çifti që u takuan përmes një mesazhi të dërguar gabimisht kanë përfunduar të martuar

Histori interesante: Çifti që u takuan përmes një mesazhi të dërguar gabimisht kanë përfunduar të martuar GazetaExpress

Një çift i cili u takua plotësisht përmes rastësisë pasi një mesazh u dërgua në një numër të gabuar kanë përfunduar të martuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë fillimisht Lina Dahlbeck ajo që ishte shumë e hutuar kur mori një mesazh për një film nga një numër që ajo nuk e njohu.

Dhe pas përgjigjes ndaj të huajit – Michael Evangelou – i cili kërkoi falje për gabimin, palët filluan të bisedonin.

Meqenëse mesazhet e tyre u bënë gjithnjë e më shumë flirtuese, brenda një kohe të caktuar ata vendosën të takoheshin – dhe si në filma – çifti u martuan tre muaj më vonë.

Lina, 37 vjeç, nga Mordeni, në Londrën e Jugut, tha: “Nëse dikush do të më thoshte se burrin tim të ardhshëm do ta takoja nga një mesazh i gabuar, kurrë nuk do t’i kisha besuar”.

“Njerëzit janë të habitur sa herë që u tregoj atyre se si u takuam”.

Ndërkaq Michael, 44, shtoi: “Është sigurisht një mënyrë e çmendur për të takuar dikë”.

“Por ajo është gruaja që dua të kaloj pjesën tjetër të jetës sime”.

Mesazhi që solli çiftet së bashku në shtatorin e kaluar thjesht tha “Udhëtimi i vajzave”.

Michael, nga Colliers Wood në jug të Londrës, mendoi se po shkruante në numrin e tij dhe donte të kujtonte veten për të parë filmin Girls Trip. 

    Data: 20 Mars 2018 12:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera