Kthehu lart

Histori e çuditshme! 23 vjeçari bëhet brenda ditës baba dhe gjysh

Histori e çuditshme! 23 vjeçari bëhet brenda ditës baba dhe gjysh GazetaExpress

Historia duket e çuditshme por një shpjegim të thjeshtë. Tommy Conolly u njoh rastësisht në internet me një vajzë të cilën më pas zbuloi se e kishte kushërirë.

Kur u takuan ai mori vesh se ajo ishte shtatzënë dhe ishte përdoruese e drogës dhe nuk e dinte kush ishte babai i fëmijës pasi kishte shkuar me shumë meshkuj.

Tommy i erdhi në ndihmë duke e strehuar dhe për të mos pasur probleme me ligjin e adoptoi atë.

Por disa ditë pasi e adoptoi vajza 17-vjeçare lindi dhe ligjërisht Tommy u bë edhe gjysh.

“Do bëja gjithçka për të afërmit e mij. Ky është djali, nipi, kushëriri, etj, dhe unë do kujdesem fort për të”, ka thënë 23-vjeçari.

    Data: 23 Janar 2018 07:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera