Kthehu lart

Harroi ku e parkoi veturën, e gjen atë pas 6 muajsh

Harroi ku e parkoi veturën, e gjen atë pas 6 muajsh GazetaExpress E diel, 08 Janar 2017 22:25

I ka ndodhur pothuajse çdo shoferi: Të harrosh se ku e ke parkuar veturën dhe kështu fillon ta kërkosh atë përreth në parkingje.

Por, një njeri e çoi këtë në një tjetër nivel. Siç shkruan CNN, një burrë në Britani e humbi një BMW në garazhin e parkingut në Mançester për gjashtë muaj, para se të gjendej javën e kaluar.

Ai e kishte huazuar veturën BMW nga një mik i tij dhe e kishte vozitur atë nga Skocia për në Mançester, për të shkuar në një koncert roku në Stadiumin Etihad në qershor, tha Manchester Evening News.

Pasi koncerti përfundoi, atij nuk i kujtohet se ku e kishte parkuar veturën, kështu që filloi ta kërkonte – për pesë ditë rresht, transmeton Gazeta Express.

Ai kontrolloi çdo parking, u dërgoi e-mail çdo njeriu që mendonte se mund ta ndihmonte, dhe në fund pasi nuk u gjet, vetura u raportua e vjedhur.

Por, policia e gjetën të premten këtë BMW në një parking. Ata kishin kontrolluar regjistrimet, dhe zbuluan se vetura ishte raportuar e humbur dhe më pas i treguan pronarit.

Dhe natyrisht, ata e publikuan këtë në Twitter. GMP City Centre shkroi në rrjetin social: “Policia ka gjetur një veturë të humbur në një ndërtesë që nga qershori; shoferi që e vizitoi qytetin e kishte parkuar atë aty por nuk i kujtohej se ku. S’mund ta imagjinojmë se sa do t’i kushtojë bileta e parkingut”.

    • Sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre? 0

    Të tjera