Kthehu lart

Është 75 vjeç dhe shëtitet në borë me pantallona të shkurtra, ai tregon se si e “mundi” të ftohtin përgjithmonë!

Është 75 vjeç dhe shëtitet në borë me pantallona të shkurtra, ai tregon se si e “mundi” të ftohtin përgjithmonë! GazetaExpress

Edhe pse banorët e Vitez në Bosnje këtë mëngjes u zgjuan me temperatura deri në 14 gradë nën zero dhe nën dëborë, kjo nuk e dekurajojë Blashka Andriqin (75 vjeç) që, si edhe çdo ditë tjetër të ecte nëpër qytet.

Por kjo nuk është e gjitha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ai përveçse nuk e ka ndërprerë aktivitetin e tij të përditshëm, ka vendosur që edhe në këtë të ftohtë të ecte vetëm i veshur me pantallona të shkurtra.

Dhe gjithsesi, një ecje e tillë në këtë mot të ftohtë ka bërë që – sidomos ata që nuk e njihnin – të mendonin se ai është i sëmurë.

Megjithatë, ai i ka dhënë përgjigje për këtë, duke thënë se ky është stili i tij i jetesës dhe se, pavarësisht temperaturave të ulëta, ai ecë në mes 10 dhe 15 kilometra në ditë.

Siç shpjegoi ai, ai këtë gjë e kishte “testuar” kur ai udhëtoi 25 kilometra në një temperaturë prej -31 gradë. Kur arriti në shtëpi, ai u la me ujë të ftohtë dhe kurrë nuk e ndjeu të ftohtin.

    Data: 01 Mars 2018 07:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera