Kthehu lart

Duken të bukura, por këto vajza janë djalli vetë

Duken të bukura, por këto vajza janë djalli vetë GazetaExpress

Ato e kishin mashtruar studenten duke i premtuar punë të sigurt si dado në një prej vendeve lindore.

Në të vërtetë ato ia kishin vjedhur adoleshentes pasaportën, e kishin rrahur, kidnapuar dhe e kishin detyruar të punojë si prostitute, shkruan The Sun.

Të arrestuarat janë Ksenia Starikova (22) dhe Tatiana Petrova (19). Pretendohet se Tatiana e kishte planifikuar gjithë planin, ndërsa është ndaluar derisa bëhej gati të hip në aeroplan për Turqi së bashku me viktimën.

Nuk është e ditur se a ishte Turqia destinacioni i tyre i fundit, transmeton Insajderi.com.

Një polic iu ishte prezantuar si blerës, ndërsa gratë janë arrestuar pasi Starikova i kishte marrë të hollat. Ajo në vitin 2017 ishte në finale të Miss Rusia, e ndarë prej bashkëshortit i cili punon në ushtri dhe mbajtëse e vajzës së vet.               

Të dyja janë akuzuar për tregti me qenie njerëzore dhe po ballafaqohen me dënim prej gjashtë vite burgim.

    Data: 08 Mars 2018 06:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera