Kthehu lart

Çmenduria e kamarierit për një pjeshkë në Tiranë, i kushton shtrenjtë! (Foto)

Çmenduria e kamarierit për një pjeshkë në Tiranë, i kushton shtrenjtë! (Foto) GazetaExpress

Një kamarier vërtetë “i çmendur” ka bërë një veprim komplet të palogjikshëm para dy ditësh në një lokal në Tiranë.

Për t’i rënë në sy një klienteje që ishte vërtetë “pjeshkë” ai ka shtypur një kupon tatimor me vlerë 694,757,888 lekë të reja.

Shifra e çmendur është shtypur realisht në kasë siç e tregon edhe kuponi dhe për fatin e keq të pronarit të lokalit, është regjistruar tashmë direkt në sistemin e tatimeve.

Por çmenduria nuk mbaron me kaq. Arsyeja përse kamarieri e shtypi këtë vlerë ishte sepse ai në fakt shkroi numrin e tij të telefonit për t’ia dhënë vajzës. Sigurisht mund të kishte gjetur një mënyrë me të thjeshtë për ta bërë, pasi në fund të ditës u pushua nga puna kur pronari mësoi për proçkën që kishte bërë.


    Data: 31 Janar 2017 22:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera