Kthehu lart

Bill Gates nuk i la fëmijët e tij të përdornin celular deri në moshën 14 vjeçare

Bill Gates nuk i la fëmijët e tij të përdornin celular deri në moshën 14 vjeçare GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 10:51

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, njeriu më i pasur në botë, thotë se nuk i lejoi fëmijët e tij të kishin celular deri në moshën 14 vjeçare.

Gates zbuloi këtë detaj gjatë një interviste të enjten me gazetën britanike The Mirror.

Gates jo vetëm që i la fëmijët e tij të prisnin deri në moshën 14 vjeçe për të pasur një celular, por ai ua kufizoi edhe kohën e përdorimit të celularit para se të shkonin në shtrat, transmeton Gazeta Express.

Celularët ishin të ndaluar edhe në tavolinën e bukës. “Shpesh linim një kohë të caktuar pa ekrane dhe në rastin e tyre kjo ju ndihmonte të flinin më mirë”, tha ai për The Mirror.

Gates dhe gruaja e tij Melinda, janë prindër të Jennifer, 20 vjeçe; Rory, 17 dhe Phoebe, 14.


    Data: 21 Prill 2017 10:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera