Kthehu lart

Babai i dehur puthi me forcë nusen e djalit të tij, para dhjetëra mysafirëve në dasmë

Babai i dehur puthi me forcë nusen e djalit të tij, para dhjetëra mysafirëve në dasmë GazetaExpress

Ky është momenti tronditës kur një burrë i dehur e puth me forcë gruan e djalit të tij, para djalit të tij dhe dhjetëra mysafirëve në një pritje martese në Kinën lindore.

Videoja e ngarkuar në internet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tregon burrin ecën me nusen në pjesën e përparme të skenës para se ta rrëmbejë atë nga mbrapa dhe ta puthë atë në buzë.

Ndërkohë, siç thuhet më tej, familja dërgoi një shënim në internet tre ditë pas incidentit, duke shpjeguar se babai shprehu keqardhje për sjelljen e tij të papërshtatshme.

Një kompani për organizim martesash, e cila refuzoi të emërohet, i ka konfirmuar mediave lokale se incidenti ndodhi më 22 shkurt në Wuzhou International Plaza në Yancheng të provincës Jiangsu.

    Data: 27 Shkurt 2018 07:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera