Kthehu lart

Arsyeja pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur

Arsyeja pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur GazetaExpress

Zakoni për t’u shtrirë në formë rrethi është një zakon mjaft me vlerë për qentë që jetojnë në botën e egër – madje kjo formë shtrirjeje mund të jetë e domosdoshme për mbijetesën e tyre.

Mund të duket e çuditshme që ky zakon ekziston edhe tek qentë shtëpiak, por nuk është. Thjeshtë qentë nuk e kanë harruar zakonin e vjetër të tyre.

Kur paraardhësit e qenve të cilët i njohim sot jetonin në botën e egër, procesi i mbështjelljes në rreth para se të binin në gjumë ishte një mënyrë e përsosur për të fjetur, transmeton Gazeta Express.

Kjo për shkak se duke u shtrirë në këtë mënyrë, qentë evitonin insektet ose gjarpërinjtë të cilët mund të ishin në vendin ku ata dëshironin të flinin.

Madje, mënyra rrethore e të fjeturit i lejoi ata që të ‘shënjonin’ saktësisht vendin ku do ta kalonin natën.

    Data: 03 Mars 2018 15:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera