Kthehu lart

Arsyeja pse ekzistojnë vetëm 4 ngjyra të pasaportave në botë

Arsyeja pse ekzistojnë vetëm 4 ngjyra të pasaportave në botë GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 16:39

Në botë ekzistojnë vetëm katër ngjyra të pasaportave dhe secili shtet zgjedh njërën nga këto ngjyra, sipas arsyeve të tij.

Njëra nga ngjyrat më të shpeshta të pasaportave është e kuqja. Këtë ngjyrë zgjedhin zakonisht vendet që kanë qenë nën sistemin komunist ose që janë tanë.

Qytetarët e vendeve si Sllovenia, Kina, Serbia, Rusia, Lituania, Romania, Polonia dhe Gjeorgjia kanë pasaporta të kuq, transmeton Express.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, kanë pasaporta me nuanca të ndryshme të së kuqes, ndërsa Turqia, Maqedonia e Shqipëria kanë zgjedhur ngjyrën e kuqe të pasaportave vetëm disa vite më parë.

Ngjyra e kaltër e pasaportave simbolizon botën e re. 15 shtete të Karaibeve kanë pasaporta të kaltër.

Shtetet e Amerikës Jugore përdorin pasaportat e kaltër që simbolizojnë lidhjen e tyren brenda bllokut tregtar.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasaportat e kaltër që nga viti 1976.

Pasaportat e gjelbër i kanë kryesisht vendet myslimane si Arabia Saudite, Maroku e Pakistani.

Pasaportat me ngjyrë të zezë janë më rrallët. Shtetet afrikane janë të pajisur me pasaporta të tillë, por edhe Zelanda e Re. Kjo sepse ngjyra e zezë është ngjyra simbol e kombit të tyre. 

/Express/

    Data: 20 Mars 2017 16:39
    Autori: GazetaExpress
    • Betejë e ashpër mes gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë (Video) 0

    Të tjera