Kthehu lart

Anulon dasmën, vërejti se burri kishte nisur të bëhej qeros

Anulon dasmën, vërejti se burri kishte nisur të bëhej qeros GazetaExpress

Një mjek indian është martuar me një të huaj pasi ajo që do të bëhej bashkëshortja e tij e la në altar kur zbuloi që atij po i binin flokët.

Ravi Kumar ka udhëtuar rreth njëmijë kilometra nga Nju Delhi për në Sugauli për t’u martuar me gruan që nuk e kishte takuar asnjëherë

Familja e tij e aranzhoi martesën për një vit, pasi babai i nuses qëndroi në shtëpinë e babait të Dr. Kumar tri herë.

Shumica e ceremonisë shkoi mirë, sipas Dainik Bhaskar.

Por tragjedia ndodhi kur neurokirurgu hoqi shaminë ceremoniale e nusja u shokua kur pa se atij ishin duke i rënë flokët.

Ajo refuzoi në vend të martohej me të, duke u shndërruar dasma në një kaos me tentime të panumërta për t’ia ndërruar mendjen asaj.

Ani pse e la nusja në altar, Kumar ishte i vendosur të kthehej në shtëpi si burrë i martuar.

Familja e tij kërkoi nga këshilli i fshatit ta ndihmonte, ku ata i sugjeruan atij Neha Kumarin, vajzën e një shitësi të vargër.

Çifti u martua në tempull para familjes së tij, dy ditë pas ceremonisë së dështuar

    Data: 28 Shkurt 2018 08:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera