Kthehu lart

A e dini se femra kalon nëpër 4 fazat e eksitimit, këtu i keni secilën në detaje

A e dini se femra kalon nëpër 4 fazat e eksitimit, këtu i keni secilën në detaje GazetaExpress

Mbas postit që fliste për orgazmën, pyetjet rreth eksitimit, aktrimit të orgazmës, asaj që është normale apo jo, dëshirës seksuale – ishin aq të shumta, saqë vendosa të shkruaj përsëri.  Këtë herë për të gjitha fazat që kalon trupi i një vajze apo gruaje para dhe mbas orgazmës. Mbani shënim !

FAZA 1-Eksitimi

Gjatë kësaj fazë në trupin e të dashurës tënde mund të vësh re të gjitha ose disa nga këto:

Thithkat forcohen

Rritet lubrifikimi

Ndarje dhe rritje e buzëve të mëdha

Rritje e rrahjeve të zemrës

Skuqje në qafe dhe trup

Frymëmarrje e vështirë

Tensioni i muskujve

Fryrje e vaginës dhe buzëve të vaginës

Rritje e gjinjve

Rritje e presionit të gjakut

Rritje e mitres

Zgjatimi i kanalit vaginal

Rritje e ndjeshmërisë së klitorisit

FAZA 2- Plateau

Gjatë kësaj faze kemi ndryshime të faktorëve të mëparshëm

Zgjerim i plotë i cervix ( qafa e mitrës)

Zgjerim i plote i vaginës

Rritja e madhësisë së buzëve

Zhvillim i platformës orgazmike

Mbrojtja e mitrës nga goditjet e penisit

FAZA 3- Orgazma

Gjatë kësaj fazë trupi shkarkon të gjithë energjnë seksuale që ka akumuluar në fazat e mëparshme.

Fillojnë kontraktimet në murin vaginal, mitër, rectum

Pjesa me e madhe e kontraktimeve kanë interval kohor 8 sek dhe frekuenca shkon nga 3 deri në 15

Levizje të ndryshme të fytyrës

Rritje e frymëmarrjes

Rritje e nivelit të gjakut

Mundësi të prezencës së lëngjeve vaginale

Pulsim të platformës orgazmike

FAZA 4 – ZGJIDHJE

Gjatë kësaj faze trupit kthehet në gjëndjen fillestare, në gjëndjen para eksitimit

Mitra del nga pozita mbrojtëse

Vagina kthehet në përmasa normale

Klitorisi kthehet në normalitet

Buzët e vaginës kthehen në normalitet

Këto, janë ndryshimet fizike që ndodhin gjatë kohës së pre-orgazmës, orgazmës dhe post-orgazmës. Shpresoj që këto rrjeshta të ju ndihmojnë të njihni më mirë trupin tuaj, atë të partneres tuaj dhe në përgjithësi të shijoni maksimalisht gjithë marrëdhënie. Dashuria për veten, pranimi dhe njohja e vetes janë elementët kryesore në marrëdhënien që kemi me veten dhe padyshim dhe me të tjerët.

    Data: 07 Dhjetor 2017 13:05
    Autori: GazetaExpress
    • Zakonet dhe urimet e vendeve të ndryshme të botës kur dikush teshtin

      Zakonet dhe urimet e vendeve të ndryshme të botës kur dikush teshtin 0

    Të tjera