Kthehu lart

12 deve u përjashtuan nga gara e bukurisë në Arabi sepse përdorën botoks

12 deve u përjashtuan nga gara e bukurisë në Arabi sepse përdorën botoks GazetaExpress

12 deve janë diskualifikuar nga një garë vjetore e bukurisë në Arabi, pasi u zbulua se pronarët e tyre kishin përdorur botoks në to.

Kafshët u përjashtuan nga Festivali i Deveve “Mbreti Abdulaziz”, që u mbajt afër Riadit, për shkak të thyerjes së rregullave strikte të garës së bukurisë.

Çmimi në garat e deveve në festivalin 28 ditor arrin deri në 57 milionë dollarë, kështu që tendenca për të mashtruar është e madhe, transmeton Gazeta Express.

Një doracak i ri u lëshua për pjesëmarrësit e konkursit të bukurisë vitin e kaluar, raporton Newshub. “Devetë që kapen me ilaçe në buzë, të rruara, të lyera në çdo pjesë të trupit, ose me ndryshime nga forma natyrale nuk lejohen”, shkruan në doracak.

    Data: 23 Janar 2018 21:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera