I dërgonte foto nudo, pasi pendohet i hyn në shtëpi ish-të dashurit dhe i bën gjëmën - Gazeta Express

I dërgonte foto nudo, pasi pendohet i hyn në shtëpi ish-të dashurit dhe i bën gjëmën

19/02/2019 14:03

Jana Hocking rrëfeu se ajo ishte ndarë keq me ish të dashurin të cilit, dikur, i kishte dërguar edhe fotot të sajat intime.

Duke qenë se ata nuk u ndanë në mënyrën më paqësore të mundshme, Jana tashmë frikësohej se mos, në shenjë hakmarrjeje, ai i postonte fotot diku në rrjetet sociale.

Duke folur për “incidentin” ajo shkruante në Whimn:

“Disa vjet më parë unë u ndava me një djalë dhe ai nuk e mori shumë mirë situatën. Unë isha e vetëdijshme se ai kishte një foto të gjoksit tim në telefon..dhe më tmerronte mendimi se mund ta përdorte për hakmarrje.Kështu që bëra diçka që nuk e kisha menduar kurrë se do e bëja.”

Hocking tregoi më pas se ajo u fut në shtëpinë e ish të dashurit, e gjeti foton në celular dhe zhduku çdo “provë”.

Ajo shpjegoi më tej:

“U futa në shtëpinë e tij shumë vonë, sepse e dija që do ishte në gjumë. U futa nga dritarja ndërsa ai po gërhiste me të madhe. Ia mora telefonin, kërkova nëpër foto dhe e gjeta foton time. E fshiva dhe u zhduka që aty. Falenderoj Zotin që identifikimi me anë të shenjave të gishtit nuk ishte shpikur akoma.”