Kthehu lart

Tri këshilla të arta që ju kursejnë kohë në palestër

Tri këshilla të arta që ju kursejnë kohë në palestër GazetaExpress E mërkurë, 07 Dhjetor 2016 22:52

Mos lejoni që nëse keni pak kohë në dispozicionin tuaj t’ju largojë nga ushtrimi - veçanërisht kur të kuptoni se me një stërvitje të shkurtë mund të arrini rezultate të njëjta, nëse jo më të mira.

Kur ju jeni në garë me kohën (po vijnë festat), është e rëndësishme që të shfrytëzoni kohën tuaj në palestër.

Forconi intervalet - Nëse bëni nxemjen me ritëm të lehtë dhe ushtroni me shpejtësi optimale – atëherë rriteni pak shpejtësinë dhe në mënyrë sistematike ndryshoni ritmin dhe ngarkesën. Nuk ka asnjë studim që nuk tregon se një shok i tillë për organizmin është shumë më efektiv, për shkak se në procesin e trajnimit organizmi fillon të djegë kaloritë dhe kur "rrëzohet" kurrë nuk pushon së djeguri edhe një kohë pas stërvitjes tuaj.

Ndrysho intensitetin - Nëse ju zakonisht ushtroni ashtu që sforcoheni dhe pastaj pushoni dhe kështu me radhë - provoni ndonjëherë pa pushim, përkatësisht që në kohën e pushimit bëni ushtrime të intensitetit më të ulët. Sigurisht, ashtu nuk do të jeni në gjendje që këtë t’a perballoni një kohë të gjatë, por a nuk është kjo më e rëndësishmja në këtë stërvitje intensive, por të shkurtë?

Ngritni pasha më të rënda - Nëse nuk ushtroni me ngritje peshash - tani duhe të filloni. Nëse e praktikoni – ngritni pak më shumë se zakonisht. Dhe në më pak kohë se zakonisht përshpejtoni rritjen e muskujve tuaj./Express/

    Data: 07 Dhjetor 2016 22:52
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    • Si të kurseni kohën në palestër 0

    Të tjera