Kthehu lart

Si ndikojnë raportet jashtë fushës në lojë ekipore?

Si ndikojnë raportet jashtë fushës në lojë ekipore? Autori: Donjeta Murati Beqiri GazetaExpress E hënë, 29 Gusht 2016 17:02

Cilat janë përvojat e sportistëve në sportet ekipore? Cilat janë mendimet më të shpeshta që i hasim nga këto përvoja? Pse shfaqen bindjet specifike nga këto përvoja? Për më shumë lexoni artikullin e prezantuar.

Ky artikull është i bazuar në një hulumtim të bërë nga studentë të drejtimit Master në Aktivitet Fizikal dhe Shëndet në Friedrich-Alexander-Universitaet (FAU) në Gjermani.

Metoda e Hulumtimit

Të dhënat janë mbledhur nga 15 intervista të zhvilluara, të cilat temë kryesore kanë pasur përvojat e sportistëve në sporte të ndryshme ekipore. Intervistat me një kohëzgjatje prej 30-45 minuta, kanë pasur për qëllim elaborimin e përvojave me theks të veçantë në ekipe, në të cilat të intervistuarit kanë marrë pjesë së paku 4 vite. Të intervistuarit kanë qenë të nacionaliteteve të ndryshme.

Rrjedha e intervistës ka qenë në bazë të atyre të dhënave që i/e intervistuara ka dhënë (nuk ka pasur pyetje të caktuara), që do të thotë se qasja e intervistës ka qenë plotësisht e drejtuar nga vetë i/e intervistuara. Të dhënat kanë qenë konfidenciale, dhe të intervistuarit kanë qenë të lirë të ndërpresin intervistën në rast se nuk jane ndier rehatshem me pyetjet, gjë që nuk ka ndodhur në këtë hulumtim. Pas regjistrimit të intervistës, të gjitha intervistat janë analizuar me qëllim nxjerrjen e tematikave më të shpeshta nëpër intervista.

Rezultatet

Të pyetur për përvojat e tyre në sportet ekipore, të gjithë të intervistuarit kanë filluar të flasin së pari për mënyrën se si janë kyçur në rend të parë në këto sporte, për arritjet e tyre kulminante, në përgjithësi tendenca ka qenë për të folur për sukseset. Mirëpo nëse gjatë intervistës, kanë shfaqur ndonjë përvojë ‘‘jo të mirë ‘‘, tendenca e tyre ka qenë që këtë ta riformulojnë si diçka nga e cila kanë përfituar, diçka që i ka shtyrë të jenë më të fortë; shembull: ‘‘...Edhe pse kohë pas kohe kam pasur lëndime, gjë që ka qenë negative per mua, prape se prape kam perfituar nga kjo. Ne pergjithesi, edhe lendimet ne nje menyre kanë qenë përvojë e mirë për mua‘‘. Interesante është çështja se si të gjitha përvojat negative nga çdo i/e intervistuar kanë pasur tendencë të paraqiten si diçka nga e cila në fund kanë përfituar. Kjo mund të jetë si pasojë e botëkuptimit se në shoqëritë tona pjesëmarrja në sportet ekipore çmohet, e gjë të cilën në ndërdijen tonë nuk duam ta refuzojmë vetëm shkaku i‘‘një lëndimi‘‘ qoftë atij fizik apo psiqik.

Gjithashtu edhe ndjenja se po të dalim kundër rregullës së pashkruar, por të njohur për të gjithë, se ‘‘sportet ekipore jane fitimprurëse‘‘, atëherë do të jemi rast që rrezikojmë të dalim kundër gjithë shoqërisë, gjë që do të ishte e pakëndshme për secilin do, mund të ketë efekt në formulimin e përvojave negative në ato pozitive.

Tematika që është hasur më së shpeshti nëpër të gjitha intervistat ka qenë kuptimi se nuk ka ‘‘unë‘‘ në ekip. Të intervistuarit kanë folur rreth rëndësisë së përkrahjes së njëri-tjetrit në ekip, fokusi është më shumë në performancën kolektive sesa në atë individuale, mundi që ata japin është pasojë e qëllimit të fitohet si ekip, jo vetem si individ. Mirëpo, cila është arsyeja që rezulton në ‚‘‘sakrificën për ekipin‘‘, pse ndodh kjo? Çka mundohen të arrijnë me përkrahjen e njëri-tjetrit? Nga intervistat e zhvilluara, hasim në të dhënat se të gjithë të intervistuarit kur flasin për sakrificat e tyre për ekipin, mundohen të na bindin se kanë dhënë gjithçka ‚‘‘për hatër të ekipit‘‘, se përkushtimi ndaj ekipit duhet të jetë 100%, dhe nuk duhet të dyshohet mbi këtë. Me pjesemarrjen në një ekip, është e ditur si fakt se ekipi vie para individit - kjo e kuptuar nga të gjitha intervistat e realizuara - e nëse nuk përfillet kjo, atëherë ai/ajo do të gjykohej nga pjesëtarët e tjerë të ekipit, jo drejtpërdrejt por në forma të ndryshme.

Në këtë ndikojnë edhe marrëdhëniet mes pjesëtarëve të ekipit. Thënë troq, në sukseset e ekipit ndikon rregulla e pashkruar që nëse ke marrëdhënie të mira mes anëtarëve të ekipit, kjo do ndikoj në mbështetjen e njëri-tjetrit gjatë lojës- gjë që do të rezultojë në motivim më të lartë të lojtarëve për të dhënë 100% prej tyre, duke bërë që ndeshjet të përfundojnë me sukses. Shembull që vërteton këtë përfundim është një pjesë e një interviste, në të cilën i intervistuari përgjigjet: ‘‘Mendoj se shoqëria mes nesh ka ndikuar pozitivisht gjatë trajnimeve dhe lojërave që kemi zhvilluar. Nëse kemië shokë të mirë, kemi pasur komunikim më të mirë edhe në fushë gjatë lojës,kështu që kjo na ka ndihmuar të kujdesemi për njëri tjetrin në fushë, e gjithashtu edhe gjatë lojës kemi shënuar më shumë.‘‘

Nga kjo mund të themi se ekziston mendimi se në qoftë se ke marrëdhënie të mira me lojtarët jashtë fushës, kjo do të thotë se si ekip jeni më të fortë. Gjithashtu edhe mendimi se nëse jeni ekip i mirë në fushë, kjo si pasojë e marrëdhënieve të mira shoqërore jashtë fushe - duke bërë që suksesi mos të mungojë.

Nga ky hulumtim, edhe pse kemi pasur të bëjmë me sportistë nga kultura të ndryshme, si përfundim me të cilin të gjithë pajtohen është se të kesh marrëdhënie të mira jashtë fushe, do të ndikojë automatikisht në rrjedhën e lojës. Në cfarëdo sporti ekipor që je, duhet të sakrifikosh në rend të parë për ekipin. Mund të themi se norma sociale që ekzistojnë në lidhje me sportet ekipore, i japin formë edhe përvojave të sportistëve.

    Data: 29 Gusht 2016 17:02
    Autori: Donjeta Murati Beqiri

    Merr lajmet e fundit

    • Si të kurseni kohën në palestër 0

    Të tjera