Kthehu lart

Shenjat të cilat tregojnë se jeni dukë ngrënë pak në krahasim me sasinë e ushtrimeve që i bëni

Shenjat të cilat tregojnë se jeni dukë ngrënë pak në krahasim me sasinë e ushtrimeve që i bëni GazetaExpress E hënë, 03 Tetor 2016 11:21

Numri i personave, të cilët merren rregullisht me aktivitet fizik, është dyfishuar në krahasim me vitet e 70-ta. Kjo për arsye se dobitë e aktivitetit fizik janë vërtetuar nga numër i madh i hulumtimeve në të gjitha fushat dhe për të gjithë parametrat, qofshin ata fizikë ose psikosocialë.

Megjithatë, pos dobive të cilat janë dokumentuar vazhdimisht, aktiviteti mund të jetë i dëmshëm, veçanërisht kur ushqimi nuk është i përshtatshëm.

Më poshtë do të elaborojmë disa nga shenjat, të cilat duhet t’i keni parasysh, derisa i nënshtroheni një programi të rregullt të ushtrimeve.

1. Shmanguni ushqimit pas ushtrimeve

Shumica e njerëzve i shmangin shujtat pas ushtrimeve, duke menduar që nëse ushqehen, i gjithë procesi i djegies së kalorive të shpenzuara gjatë ushtrimeve do të eliminohet. E vërteta është që jo gjithmonë (për trupin e njeriut) do të thotë të kemi barasvlerë të kalorive të marra dhe të shpenzuara. Pas ushtrimeve, trupi ka nevojë për nutrient, në mënyrë që muskujt dhe strukturat tjera të dëmtuara të shërohen dhe një shujtë me ushqim të shëndetshëm do të ndihmojë dhe përshpejtojë procesin e shërimit.

Faktikisht është procesi i shërimit dhe rekuperimit pas ushtrimeve që ju bën më të fortë dhe jo ushtrimet. Nëse nuk jeni duke u ushqyer përshtatshëm pas ushtrimeve, ky proces nuk do të ndodhë dhe kështu do të bëheni më të dobët.

2. Jeni të lodhur gjatë gjithë kohës

Ekzistojnë shkaktarë të ndryshëm të lodhjes, duke përfshirë stresin, mungesën e gjumit por gjithsesi edhe joushqyeshmeria.

Edhe gjatë pushimit trupit i nevojiten kalori për t’i furnizuar me energji funksionet vitale (të rrahurat e zemrës, mushkëritë, qarkullimin e gjakut). Rregullat e përgjithshme kërkojnë që për një person joaktiv nevojiten rreth 20 kalori në ditë për kilogram të peshës trupore, që do të thotë 1300-1500 kalori në ditë, vetëm duke qëndruar shtrirë. Nëse shtojmë këtu 400-500 kalori për një orë aktivitet aerobi dhe aktivitetet tjera ditore, siç janë ecja, punët e shtëpisë etj., atëherë numri i kalorive të nevojshme rritet ndjeshëm.

3. Sëmureni shpesh

Ushqimi joadekuat mund të dobësojë imunitetin dhe zëvendësimi i tyre me vitaminë C, çaj të gjelbër dhe shtesa të zinkut nuk mund të zëvendësojë mungesën e ushqimit. Kështu që, nëse jeni nga ata, të cilët sëmureni nga gripi shumë shpesh, shikoni dietën tuaj seriozisht.

4. Keni frikë nga ushqimi

Ajo çfarë duhet të dini është se ekziston dallim shumë i madh në mes të mënyrës për të ngrënë pastër (shëndetshëm) dhe obsesionit ndaj ushqimit. Nëse e gjeni veten, duke hezituar të ushqeheni edhe kur jeni shumë të uritur, shmangni takimet me shoqëri, sepse e dini që mund të ju jepet rasti të hani diçka dhe gjatë gjithë kohës bëheni refuzues ndaj ushqimit, ndoshta është koha të kërkoni ndihmë nga një profesionist i lëmisë përkatëse. Ajo çfarë duhet të keni synim primar është shëndeti juaj dhe në këtë mënyrë jeni duke kontribuar për të kundërtën. Procesi i ushtrimeve duhet të jetë proces i këndshëm dhe jo torturë, kështu që nëse ende nuk keni arritur këtë perceptim, gjithmonë kujtoni që kjo nuk është e pamundur.

    Temat:
    • Tri këshilla të arta që ju kursejnë kohë në palestër 0

    Të tjera