Kthehu lart

Sa duhet të vrapojmë për të shpenzuar kaloritë e marra nga ngrënia e një pice?

Sa duhet të vrapojmë për të shpenzuar kaloritë e marra nga ngrënia e një pice? GazetaExpress E hënë, 03 Tetor 2016 17:53

Jeni të uritur dhe nuk keni kohë për të përgatitur ndonjë porcion me ushqim të shëndetshëm dhe pa përmbajtje të madhe të kalorive? Ushqimi i shpejtë, e në rastin konkret pica mund te jetë një zgjidhje e “përkryer” për juve! Por, a e dini sa kohë ju nevojitet që t’i eliminoni kaloritë e marrura nga konsumimi i një pice të tërë?

Kur ta kuptoni këtë ndoshta herën tjetër prioritet i juaji do të jetë mënyra se si dhe me çka ushqeheni në atë mënyrë që stili i jetës tuaj mos t’ju penalizojë dhe ndikojë negativisht tek ju.

Për një individ të peshës dhe gjatësisë normale, distanca e cila duhet të përshkohet pas ngrënies së një pice është rreth 5.5 km ose rreth 50 minuta vrapim i intensitet të mesëm kah i lartë!

Ekzistojnë lëvizje të cilat tani janë duke kërkuar që për secilin produkt ushqimor i cili ju ofrohet klientëve për ta blerë, të jetë e shfaqur edhe ekuivalenca në ushtrime (koha e nevojshme për t’i shpenzuar kaloritë e marrura nga ai produkt). 

Kjo shihet si një nga mënyrat për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin. Mos të harrojmë se shkalla e diabetit është dyfishuar në krahasim me 40 vite më parë!

    Data: 03 Tetor 2016 17:53
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    • Si të kurseni kohën në palestër 0

    Të tjera