Kthehu lart

Nëse dëshironi kujtesë si të gjeniu, atëherë bëni këto ushtrime (Video)

Nëse dëshironi kujtesë si të gjeniu, atëherë bëni këto ushtrime (Video) GazetaExpress E martë, 12 Korrik 2016 16:40

Nëse brengoseni që me kalimin e kohës kujtesa po ju dobësohet, atëherë ekziston një ushtrim i veçantë i jogas për trurin.

Ky ushtrim është natyral, i thjesht dhe i përsosur për ta forcuar kujtesën.

Përveç njerëzve pa probleme serioze shëndetësore, nga ky ushtrim mund të përfitojnë edhe personat me çrregullime si ADD, ADHD, autizëm etj.

Si ta bëni këtë ushtrim?

Fillimisht qëndroni drejt dhe prekeni tavanin e gojës me gjuhë.

Ngreheni dorën e majtë derisa të jetë para fytyrës. Pastaj, e rregulloni bërrylin dhe e prekni pjesën e butë të veshit të djathtë me gishtin e majtë të dorës. Aty është një pikë e cila i korrespondon hemisferës së majtë të trurit.

Të njëjtën procedurë e bëni edhe me dorën e djathtë, pasi që e njëjta procedurë do të korrespondojë me hemisferën e djathtë të trurit.

Në hapin tjetër, dora e djathtë duhet të kryqëzohet mbi dorën tuaj të majtë. Merrni frymë thellë dhe uleni në pozitën squat, pastaj e lironi frymën dhe ktheheni në pozitën fillestare.

Për rezultatet më të mira, këtë ushtrim joga e bëni në përditshmëri.



 

    Data: 12 Korrik 2016 16:40
    Autori: GazetaExpress
    • Kështu mund të kurseni kohën në palestër 0

    Të tjera