Kthehu lart

Me këto ushtrime ju do të keni të pasme të forta dhe të shtrënguara (Foto)

Me këto ushtrime ju do të keni të pasme të forta dhe të shtrënguara (Foto) GazetaExpress E martë, 12 Korrik 2016 15:55

Trajnimi i tij ka forcuar edhe prapanicën e Khloe Kardashian.

Kim Kardashian është “pronare” e prapanicës më të famshme në botë, por motra e saj më e re Chloe së fundmi po i vjedhë lavdinë me këtë atribut.

Që, kur ka hequr peshën e tepërt, pamja e motrës më të re Kardashian më shpesh është temë e artikujve në media se sa trupi i përsosur i Courtney apo dobësimi i të famshmes Kim pas lindjes, shkruan Story.rs

Më shpesh shkruhet se sa bukur duken të pasmet e Chloe në rrobat e ngushta dhe të thella që veshë, kurse ‘Elle’ amerikane shkruan se sekreti qëndron në stërvitje.

Trajneri i saj personal Gunnar Peterson zbuloi se “Chloe-fit” mund të bëhemi në mënyrë shumë të thjeshtë – me ndihmën e një truku të vogël!

Uluni galiç në sipërfaqe të paqëndrueshme: peshqir, jastëk, dyshek me ajër … çfarëdo tjetër përveç në dysheme “lakuriq”, këshillon ai.

Thelbi do të ju “ndizet”, kurse te këmbët do të punojnë muskuj të ndryshëm në mënyrë që të vendosni drejtëpeshimin, gjë që ushtrimin e bën edhe më efikas! 


    Data: 12 Korrik 2016 15:55
    Autori: GazetaExpress
    • Kështu mund të kurseni kohën në palestër 0

    Të tjera