Kthehu lart

E mahnitshme: Ja si i humbi ky djalë 90 kilogramë (Foto)

E mahnitshme: Ja si i humbi ky djalë 90 kilogramë (Foto) GazetaExpress E mërkurë, 28 Dhjetor 2016 12:19

Pesha trupore e Richard Branscum arriti kulmin me 455 kilogramë, dhe si pasojë e kësaj ai nuk mund të ulej as në bankat e shkollës. Kështu, ai vendosi të fillojë një betejë, për të humbur më shumë se 200 kilogramë, ndërsa shtoi muskuj për të përmirësuar figurën e tij trupore.

Pse vendosi të humbë peshë ?

Richard e kishte babain e sëmurë nga diabeti, kështu ai filloi të merrej me sport dhe të lexonte. Pas një kohe ai u sëmur edhe nga pneumonia e më pas vdiq nga një sulm në zemër.

Pas një muaji, edhe nëna e tij u shtri në spital, dhe si pasojë e kësaj ajo humbi rreth 90 kilogramë. Kështu Richard filloi të përdorte ushqimin për të luftuar problemet në jetën e tij, dhe në shkollë të mesme arriti peshën trupore rreth 455 kilogramë.

‘Mjeku im më tha se nëse unë nuk do të ndryshoja, do të vdisja shumë shpejt’, është shprehur ai.

Momenti definitiv ndodhi kur ai ishte në shkollë e nuk mund të ulej as në bankat e klasës.

‘Kur e pashë veten në pasqyrë, fillova të qaja dhe e dija se duhej të ndryshoja. Isha i vendosur të humbja peshë sa më parë’, ka thënë ai.

Ditën që vendosi të humbte peshë, shoku i tij i ngushtë i kishte thënë të bënte një orë kardio. Ata gjithashtu kishin luajtur futboll dhe kishin bërë ushtrime shtesë për humbjen e peshës, si dhe kishte filluar të reduktonte ushqimin jo të shëndetshëm.

Kështu ushtrimet u bënë pjesë e jetës së Richard. Pas një kohe, shoku i tij Zach shkoi në ushtri, ndërsa Richard donte ta befasonte atë, kur të kthehej. Pas dy vitesh, ai kishte rënë në 165 kilogramë si dhe kishte ndërtuar një trup shumë muskuloz, me anë të programit BodyBuilding.com.

Edhe tash ai ushqehet shëndetshëm, madje e ka inspiruar edhe të dashurën e tij që të bëjë të njejtën gjë./gazetametro.net


    Data: 28 Dhjetor 2016 12:19
    Autori: GazetaExpress
    • Kështu mund të kurseni kohën në palestër 0

    Të tjera