Kthehu lart

Bëni këto ushtrime që kanë efekt sikur të keni ushtruar dy orë (Video)

Bëni këto ushtrime që kanë efekt sikur të keni ushtruar dy orë (Video) GazetaExpress E martë, 12 Korrik 2016 15:32

Në një botë ideale, ne do të kishim kohë të zgjohemi herët, të pimë një çaj me limon, të hamë një mëngjes të shëndetshëm, të shkojmë në një klasë joga me sesion 90-minutësh dhe pastaj të kthehemi në shtëpi për t’u pastruar dhe për t’u bërë gati të shkojmë në punë.

Por, fatkeqësisht këto gjëra ndodhin vetëm në një botë ideale apo ëndërrimtare, pasi që shumica nga ne nuk zgjohemi nga gjumi deri në momentin e fundit.

Shpeshherë ndodh që e vëmë alarmin për t’u zgjuar më herët që të bëjmë pak ushtrime apo të bëjmë një ecje në mëngjes, por kur bie alarmi të gjithë e shohim se sa i ëmbël dhe “magnetik” është gjumi.

Sidoqoftë, ushtrimet fizike janë të domosdoshme dhe tejet të mira për shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Por, nëse nuk keni një orë apo dy orë kohë për të ushtruar, atëherë në rregull sepse ushtrimet e mëposhtme nuk do t’ju marrin më shumë se 30 minuta kohë, dhe pavarësisht kësaj, ato do t’ju sigurojnë një “lodhje të këndshme”.


Keni 30 minuta kohë?

Nëse ndjeheni të lodhur pavarësisht se ende nuk e keni shkelur tokën nga shtrati, atëherë ky ushtrim është patjetër për ju, transmeton telegrafi. Candlelight Yin and Meditation Class for Relaxation do t’ua lehtësoj ditën sikur në një ëndërr.

Keni 27 minuta kohë?

Fitness Blender’s HIIT Cardio Butt and Thighs Workout është pjesë e serive të ushtrimeve të shpejta për njerëzit e zënë, prandaj jepjani një mundësi dhe provojeni që nesër.


Keni 26 minuta kohë?

Instruktorja e palestrës, Jessica Smith, e prezanton një ushtrim të përsosur në mëngjes i cili është ideal për trupat e përgjumur. 



    Data: 12 Korrik 2016 15:32
    Autori: GazetaExpress
    • Kështu mund të kurseni kohën në palestër 0

    Të tjera