FFK vjen me një vendim të madh për KF Besa, disiplinori shfuqizon dënimin - Gazeta Express
string(72) "ffk-vjen-me-nje-vendim-te-madh-per-kf-besa-disiplinori-shfuqizon-denimin"

FFK vjen me një vendim të madh për KF Besa, disiplinori shfuqizon dënimin

Gazeta Express

21/02/2020 23:07

Besa e Pejës sot ka marrë një lajm të mirë.

Komisioni Disiplinor i ka rikthyer 3 pikët e marra nga Komisioni Disiplinor në stinorin e kaluar.

Lexo Edhe:

Ka qenë vet KF Besa që ka publikuar vendimin e Komisionit Disiplinor në të cilin thuhet se është tërhequr vendimi i shqiptuar për largimin e 3 pikëve.

Besa e kishte pësuar nga Disiplinori pasi disa nga ish-futbollistët e kishin paraqitur në FFK për arsye të mos dhënies së disa prej pagave të parapara në kontratë.

Aktualisht, Besa kryeson tabelën në Ligën e Parë por me këto tre pikë të rikthyera tashmë ka thelluar diferencën nga vendi i dytë më katër pikë larg.