“FFK po i favorizon ekipet nga Gjilani”! - Gazeta Express
string(37) "ffk-po-i-favorizon-ekipet-nga-gjilani"

“FFK po i favorizon ekipet nga Gjilani”!

Gazeta Express

25/11/2020 11:32

Feronikeli dhe presidenti I vet, Naser Ramaj, kanë shpërthyer edhe njëherë me akuza të rënda ndaj gjyqtarëve dhe kundër Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe presidentit të saj, Agim Ademi.

Akuzat nga Drenasi vijnë pas derbit të së martës ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, i cili ka përfunduar baras, 1:1, por që “Nikli” u dëmtua rëndë nga gjyqtarët.

Lexo Edhe:

Kjo nuk është hera e parë që ankesat në referim kanë të bëjnë në ndeshjet e Dritës, të cilën klubet tjera qe një kohë të gjatë po e shohin si të favorizuar nga FFK-ja për interesa personale të prijësve të shtëpisë së futbollit.

“Nuk është hera e parë dhe nuk është vetëm klubi i Feronikelit që dëmtohet nga gjyqtarë që favorizohen nga FFK, me në krye, Agim Ademin. Kjo është e tepërt, është e turpshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme për futbollin e Kosovës. Përveç ankesës në FFK, Feronikeli do të dërgojë ankesë edhe në UEFA, ashtu siç dorëzuam ankesën për KFF Feronikeli”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e gjelbër, i cili ishte duke avancuar dje me rezultat 0:1, por në fund Drita ia nxori një barazim.

“Nikli” kujton se iu anulua një gol i pastër, u dëmtua në një penallti dhe për faktin që një lojtar iu përjashtua me karton të kuq.

Investitori i madh i këtij klubi, Naser Ramaj, gishtin e drejton pikërisht kah shtëpia e futbollit.

“Kjo ndeshje ishte fitore e Feronikelit, me dy gola të dëmtuar, turpi i shkon FFK-së sepse ata janë përgjegjësit kryesorë për këta referë të shitur. Ne jemi vazhdimisht të dëmtuar. Po shihet hapur se federata po i favorizon ekipet e Gjilanit. Nëse në këtë ndeshje nuk kishte tendenca, ne nuk e njohim futbollin. Përgjegjëse e drejtpërdrejt është FFK-ja ose ndryshe mund ta quajmë turpi i futbollit të Kosovës”, ka shkruar Ramaj në “Facebook”. /GazetaExpress/