Familjes kosovare iu kthyen pushimet në tragjedi, dëshmitarja tregon si u mbyt 10-vjeçari në Durrës - Gazeta Express
string(98) "familjes-kosovare-iu-kthyen-pushimet-ne-tragjedi-deshmitarja-tregon-si-u-mbyt-10-vjecari-ne-durres"

Familjes kosovare iu kthyen pushimet në tragjedi, dëshmitarja tregon si u mbyt 10-vjeçari në Durrës

Gazeta Express

13/08/2020 13:24

Familja nga Prishtina sapo kishte mbërritur në kompleksin turistik që ndodhet te Shkëmbi i Kavajës për të kaluar pushimet verore. E ndërsa familja Tërnava po akomodohej në dhomën e hotelit, 10-vjeçari është shkëputur për t’u futur në pishinë ku dhe ka humbur jetën.

Pushimet familjare janë kthyer në tragjedi, ndërsa nuk është ende e qartë pse nuk i është dhënë ndihma në kohë nga personeli apo pushuesit e tjerë që ndodheshin në pishinë.

Lexo Edhe:

Mbytet 10-vjeçari nga Kosova/ U gjet i pajetë në pishinën e kompleksit te shkëmbi i Kavajës

Fëmija është diktuar, ndërsa ndodhej në fund të pishinës dhe atëherë në ndihmë i kanë ardhur të tjerët, po ka qenë vonë.

Policia vijon hetimet për nxjerrjen e përgjegjësisë për sigurinë në pishinë.

I vetmi punonjës që ka qenë i pranishëm në çastin e ngjarjes ishte punëtori i shezlonëve, i cili ishte në ditën e parë të punës.