ENBL e përjashton Sigal Prishtinën nga garat, shkaku i borxheve - Gazeta Express
string(62) "enbl-e-perjashton-sigal-prishtinen-nga-garat-shkaku-i-borxheve"

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 16:25

ENBL e përjashton Sigal Prishtinën nga garat, shkaku i borxheve

Sport

Gazeta Express

29/09/2023 16:25

KB Sigal Prishtina është përjashtuar nga European North Basketball League (ENBL).

Liga e ENBL bëri të ditur se ky përjashtim ndodhi për shkak të obligimeve të papërfunduara financiare nga klubi kosovar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjithsesi, kjo ligë e falënderoi klubin prishtinas për pjesëmarrje në sezonin e kaluar.

Njoftimi i plotë nga ENBL:

“ENBL e ka përjashtuar nga gara KB Sigal Prishtina, me datë 29.09.2023, për shkak të detyrimeve të paplotësuara financiare.

ENBL falënderon KB Sigal Prishtina për pjesëmarrjen e saj në sezonin 2022-2023, megjithatë, për shkak të kontributeve financiare të pazgjidhura dhe të papaguara, përfshirë një borxh nga sezoni i kaluar, nuk është e mundur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë.

Integriteti, vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë pjesët kryesore të konkurrencës ndërkombëtare – ENBL do ta sigurojë atë.

Skenari ynë prioritar është gjetja e ekipit zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur”. /Gazeta Express/