Legjenda rumune Mutu: Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në Rumani - Gazeta Express
string(71) "legjenda-rumune-mutu-albion-rrahmani-eshte-sulmuesi-me-i-mire-ne-rumani"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 12:39

Legjenda rumune Mutu: Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në Rumani

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 12:39

Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij.

Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun, ndërsa i ka shënuar 17 gola në këtë edicion me Rapid Bukureshtin.

E lëvdatat për ish-futbollistin e Malishevës dhe të Ballkanit nuk kanë të ndalur, shkruan “Gazeta Express”.

Atë e ka lavdëruar së fundmi edhe legjenda rumune, Adrian Mutu, i cili mendon se nuk ka qendërsulmues si përfaqësuesi kosovar në ligën ku luan ai.

23 vjeçari i ka shënuar 17 gola në 21 ndeshje të këtij edicioni, përfshirë këtu 13 në sezonin e rregullt dhe 4 në “play-off”.

“Mendoj se është një sulmues shumë i mirë. Mendoj se është ‘9-shi’ më i mirë në kampionatin tonë. Largimi më pak varet nga ai, por nga planet që Rapidi i ka bërë për të ardhmen. Në sezonin e kaluar Rapidi e pati një sulmues si Dugandzic, e tash e ka Rrahmanin dhe mendoj se do të ishte mirë ta mbajë atë”, u shpreh ish-futbollisti i Juventusit e Interit për mediumin rumun “Digisport”, përcjell “Gazeta Express”.

Ofertat për Rrahmanin nuk po mungojnë dhe ai mund të transferohet në një ligë më të fortë evropiane nëse vazhdon me formë të mirë.

Interesim për të kanë shfaqur Benfica në Portugali dhe Ëerder Bremeni në Gjermani.

Sipas Mutu, Rapidi me lojtarë si Rrahmani mund ta fitojë titullin e kampionit në edicionin e ardhshëm. /Gazeta Express/