EBRD-ja nuk i ndan në asnjë moment Kurtin e Bërnabiqin - Gazeta Express
string(49) "ebrd-nuk-i-ndane-asnje-moment-kurtin-e-bernabiqin"

Gazeta Express

24/02/2020 14:21

EBRD-ja nuk i ndan në asnjë moment Kurtin e Bërnabiqin

Gazeta Express

24/02/2020 14:21

Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ka publikuar fotografinë familjare me liderët e Ballkanit Perëndimor që janë duke marrë pjesë në Samitin e Londrës për investime në këtë rajon, raporton Gazeta Express.

Kryetari i BERZH-it ka shkruar se e gjithë bota do që Ballkani Perëndimor të ketë sukses, e se është krenar për organizimin e samitit të 4-t për investime në Ballkan.

Lexo Edhe:

“E gjithë bota dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë sukses! Shumë krenar që kemi pritur atë që është tani Samiti ynë i 4-t i Investimeve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai, derisa e ka publikuar fotografinë familjare.

Edhe në fotografinë e publikuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq janë parë krah të njëri-tjetrit.

Në fakt, edhe ulëset që iu ishin përcaktuar para nisjes së samitit, Kurti dhe Bërnabiq i kishin afër, ashtu si edhe gjatë mbajtjes së konferencës.

Kurti gjatë fjalimit të tij e ka përmendur reciprocitetin, derisa kryeministrja serbe ka kërkuar që taksa të hiqet sa më shpejt. /GazetaExpress/