E diela nis me aksidente në Prishtinë, pesë persona bëhen për mjek - Gazeta Express
string(65) "e-diela-nis-me-aksidente-ne-prishtine-pese-persona-behen-per-mjek"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2021 11:06

E diela nis me aksidente në Prishtinë, pesë persona bëhen për mjek

Lajme

Gazeta Express

06/06/2021 11:06

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa shkaqet nuk janë bërë të dituara akoma.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.  Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”, tha Ahmeti për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement