Dy punonjësit e minierës së Artanës ishin në galerinë kryesore, kur ajo u shemb.
Nënkryetari i komunës së Novobërdës thotë se njëri nga viktimat është 50 vjeç e tjetri 52.
“Janë dy minatorë që kanë ndërruar jetë. Njëri 50 dhe tjetri 52-vjeçar. Ata në momentin e shembjes kanë qenë në galerinë kryesore. Ka pasur minatorë edhe në punishte tjera, por ata nuk kanë pësuar nga shembja”, ka deklaruar për Express, nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri.
Ekipi vlerësues i FSK-së niset për në vendin e ngjarjes, raporton ekipi i Gazetës Express.
Pritet që Njësiti i Kërkim-Shpëtimit të asistojë. E gjithë kjo pas vlerësimeve që ekipi vlerësues pritet t’i japë pas pak.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça, Hysen Vrajolli, i ka thënë Express-it se kanë vdekur dy persona, njëri inxhinier e tjetri xehetar.
Ata akoma nuk janë nxjerrë nga vendi, ku po dyshohet se kanë humbur jetën. /Express/
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...