Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit - Gazeta Express
string(66) "dy-te-vdekur-dhe-46-raste-te-rejja-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit"

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Gazeta Express

26/09/2020 15:13

Në 24-orëshin e fundit, kanë vdekur dy persona të infektuar me virusin Covid – 19, janë infektuar 46 persona, ndërsa janë shëruar 77 veta.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.

Lexo Edhe:

Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.