Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë zhvillon aksion madhor në Prishtinë - Gazeta Express
string(77) "drejtoria-e-krimeve-ekonomike-te-policise-zhvillon-aksion-madhor-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

20/10/2021 20:26

Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë zhvillon aksion madhor në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

20/10/2021 20:26

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës. Aksioni po realizohet nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Lexo Edhe:

Por, Krasniqi nuk ka dhënë detaje se a ka arrestime gjatë aksioni, pasi tha se aksioni është ende duke u zhvilluar.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë”, ka thënë Bajrami. 

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. Detjae të reja do të publikohen në momentin që përfundon operacioni policor.