“Doktori më seksi në botë” theu të gjitha rregullat e koronavirusit - Gazeta Express
string(65) "doktori-me-seksi-ne-bote-theu-te-gjitha-rregullat-e-koronavirusit"

“Doktori më seksi në botë” theu të gjitha rregullat e koronavirusit

Gazeta Express

25/11/2020 8:54

Doktori më simpatik dhe i komentuar, Mikhail Varshavski, i njohur si Dr. Miki po akuzohet gjerësisht në rrjete sociale për hipokrizi, pasi postoi disa fotografi, ku shfaqej duke festuar pa maska dhe pa distancim social për 31-vjetorin e tij.

Varshavski, i cili numëron 3.9 milion ndjekës në Instagram dhe 2.9 milion në Facebook, prej muajsh ka apeluar për rëndësinë e mbajtjes së një maske për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Lexo Edhe:

Megjithatë ai theu të gjitha rregullat për ditëlindjen e tij, pasi u shfaq në fotografi pa maska dhe ngjitur me 14 persona, shumica prej të cilave vajza me bikini.

Kujtojmë se Revista People e quajti atë, “Doktori më seksi në botë” në vitin 2015, dhe prej asaj kohe Dr. Miki është një nga mjekët më të njohur dhe komentuar në rrjete sociale.