Detaje të reja për vrasjen e të riut në Pejë, ka të arrestuar - Gazeta Express
string(44) "detaje-te-reja-per-vrasjen-e-te-riut-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2022 16:53

Detaje të reja për vrasjen e të riut në Pejë, ka të arrestuar

Lajme

Gazeta Express

20/01/2022 16:53

E.M., rreth moshës 26-vjeçare, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga mjeti mprehtë-thika. Sulmi me thikë ka ardhë pas një përleshjeje, ku të përfshirë ishin edhe dy persona, raporton Gazeta Express.

Ngjarja ndodhi sot para orës 15:00 në lagjen “Fidanishte” në Pejë, ndërsa për vrasjen e të riut janë prangosur dy persona.

Lexo Edhe:

Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja””, tha Nikçi për Express.

Ai tha se pas intervistimit, të dyshuarit do të ndalohen për 48-orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Nuk dihen motivet që çuan deri te vrasja.