Deputeti i Vetëvendosjes në mesin e kosovarëve që po marshojnë për Palestinën - Gazeta Express
string(77) "deputeti-i-vetevendosjes-ne-mesin-e-kosovareve-qe-po-marshojne-per-palestinen"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 12:17

Deputeti i Vetëvendosjes në mesin e kosovarëve që po marshojnë për Palestinën

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 12:17

Dhjetëra kosovarë janë grumbulluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në përkrahje të popullit palestinez, pas konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Në mesin e marshuesve është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Lexo Edhe:

“Në solidaritet me popullin palestinez”, është parulla kryesore e marshuesve që kanë vazhduar drejt sheshit Nëna Terezë, raporton Gazeta Express.

Me thirrjet ‘Liri për Palestinën” marshuesit kanë vazhduar deri tek Teatri Kombëtar.

Rrahmani njihet për qëndrimet e tij publike në përkrahje të popullit palestinez.

“Vrasjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme. Ndërhyrja dhe terrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhurimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren. U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike per ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit.Nga 20 të vrarët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije!”, kishe shkruar Rrahmani më 11 maj në profilin e tij zyrtar./Express/