Dalja në zgjedhje deri në orën 16:00 - Gazeta Express
string(35) "dalja-ne-zgjedhje-deri-ne-oren-1600"

Lajme

Gazeta Express

17/10/2021 16:12

Dalja në zgjedhje deri në orën 16:00

Lajme

Gazeta Express

17/10/2021 16:12

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

16:00 – Deri në këtë kohë kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Lexo Edhe:

Në Prishtinë deri tani kanë votuar 28,45 për qind apo 55 mijë e 747 qytetarë.

Në Prizren kanë votuar 20.81 për qind apo 36 mijë e 78 qytetarë, në Ferizaj 25,65 për qind apo 28 mijë e 720 qytetarë, në Gjakovë 24,32 për qind apo 27 mijë e 517 qytetarë, në Gjilan kanë votuar 26,58 për qind apo 26 mijë e 866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95 për qind apo 19 mijë e 601 qytetarë dhe në Pejë kanë votuar 23,14 për qind apo 25 mijë e 236 qytetarë.

Edhe më tej komunat me shumicë serbe po prijnë sa i përket daljes së qytetarëve në votime.

Në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, në komunën e  Ranillugit kanë votuar 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30 për qind apo 1 mijë e 662, në Kllokot kanë votuar 37.50 për qind apo 1 mijë e 378 qytetarë.

15:50 – 506 mijë e 682 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në këtë orë.

Në krahasim me vitet e kaluara, në zgjedhjet e sotme lokale është parë një pjesëmarrje më e ulët e qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, raporton Gazeta Express.

Derisa sot deri në orën 15:00 në vend kanë votuar rreth 26,8 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote, gjatë vitit të kaluar deri në këtë kohë kishin votuar 32,32 për qind e qytetarëve, gjatë vitit 2019 kishin votuar 29.2 për qind e qytetarëve, ndërsa gjatëvitit 2017 kishin votuar 27,7 për qind e qytetarëve.

15:10 – Deri në këtë kohë sipas KQZ’së kanë votuar 26,8 për qind apo 456 mijë e 347 qytetarë.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë përqindje më të madhe të qytetarëve që po shfrytëzojnë të drejtën por votim.

Komuna e Zveçanit radhitet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.

56,91 për qind apo 3 mijë e 915 e qytetarëve kanë votuar në këtë komunë.

15:00 – Deri në orën 15:00 në Kosovë kanë votuar 26.8 për qind e apo 365 mijë e 334 qytetarë raporton Gazeta Express.

12:20– Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në këtë kohë kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të prijnë për daljen më të madhe në votime.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera.

11:00 – Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në orën 11:00 kanë votuar 8.24 për qind e qytetarëve apo 73 mijë e 928 që kanë të drejtë vote, raporton Gazeta Express.

Për nga përqindja e daljes në zgjedhje kryesojnë komunat me shumicë serbe.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Në Novëbërdë kanë votuar 15.74 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 474 qytetarë

Ndërsa, në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 14 mijë e 568 qytetarë apo 8,70 për qind.

Kujtojmë që për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.