Çmenduri në fund të takimit, United fiton me një penallti në minutën e 99’ - Gazeta Express
string(72) "cmenduri-ne-fund-te-takimit-united-fiton-me-nje-penallti-ne-minuten-e-99"

Çmenduri në fund të takimit, United fiton me një penallti në minutën e 99’

Gazeta Express

26/09/2020 15:30

Fitore me vlerën e tri pikëve, United ia ka bërë sefte në Premierligë me një penallti të fituar në minutat shtesë, të realizuar nga Fernandes në minutën e 99-të.

Manchester United ka siguruar fitoren dhe tri pikët e para në Premierligë për sezonin që sapo ka nisur.

Lexo Edhe:

“Djajtë e Kuq” e mposhtën 3-2 në udhëtim Brightonin, që deri në minutën e 90’ ia bëri punën e vështirë ekipit të Ole Gunnar Solskjaer.

Madje vendasit të parët kaluan në epërsi.

Neal Maupay shënoi për 1-0 në minutën e 40’ nga penalltia.

Unitedi reagoi menjëherë duke e barazuar rezultatin me anë të Harry Maguire, që më vonë u shënua si autogol i Lewis Dunk, në min e 43’.

Në pjesën e dytë, Unitedi arriti të gjejë golin e fitores, golin e tri pikëve.

Ishte sulmuesi i ri, Marcus Rashford, ai që shënoi në minutën e 55’ për 2-1.

Kur u mendua se u mbyllë gjithçka, Solly March në minutën e 95’ i barazoi shifrat në 2-2.

Menjëherë në aksionin e radhës, Unitedi fitoi një goditje këndi dhe pas harkimit, Harry Maguire e goditi topin me kokë që ra në dorën e kundërshtarit.

Ani pse gjyqtari duk se i dha fund takimit, protestat e shumta se ishte prekje me dorë, shtynë atë të shikojë VAR-in dhe ishte ashtu, penallti për mysafirët, të cilën në minutën e 99’, e konkretizoi në gol Bruno Fernandez, për t’ia siguruar fitoren e parë këtë edicion Unitedit. /Gazeta Express/