Azemi paralajmëron Kurtin për protesta të mëdha prej javës tjetër - Gazeta Express
string(65) "azemi-paralajmeron-kurtin-per-protesta-te-medha-prej-javes-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2021 21:49

Azemi paralajmëron Kurtin për protesta të mëdha prej javës tjetër

Lajme

Gazeta Express

06/12/2021 21:49

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar protesta të mëdha nëse deri në javën tjetër Qeveria nuk reflekton në përmbushjen e premtimeve.

Azemi ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë të bazuara dhe se i kupton kërkesat e sindikatave tjera.

Lexo Edhe:

“Për dy javë i kishim bllokuar spitalet në qeverinë Hoti. Këtë e di cdo qeveri. Ai Syla është i mençur kur thotë se mund të cojë të gjithë sektorin e mjekësisë në protesta”, thotë ai.

“Unë them se prej javës tjetër do të fillojmë me protesta të mëdha. Kjo javë shkoi dhe nuk duam të bëjmë protesta vetëm për të shkaktuar kaos. Këta që thonë se ne kemi lidhje edhe me Serbinë të marrin përgjegjësi për fjalët e tyre. Kushtet e punëtorëve në të gjitha sektorët janë në gjendje të mjerueshme. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa Kurti ka premtuar. Ishin premtimet e tij dhe ai duhet t’i dalë zot fjalëve”, shtoi ai.

Në anën tjetëer, Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, tha se po kërkojnë dialog nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Theksoi se do të presin deri në mars, dhe nëse nuk u plotësohen kërkesat, do të vazhdojnë me masa tjera, përfshirë bojkotimin e procesit mësimor.

“Nga qeveria Kurti kemi kërkuar që të ulemi dhe të bisedojmë. Disa shkëndija pozitive u ndezën kur unë si përfaqësues i SBASHK’ut duke biseduar me të gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe me zonjën Kusari e thyem akullin dhe takuam ministrin Sveçla, i cili na tha se ligji është duke u punuar”, shpjegoi ai, sipas të cilit kryeministri Kurti i zhgënjeu.

Sindikata jonë ka qenë aktive dhe do të jetë”, theksoi ai në Pressing.

“Nëse në muajin mars ligji për pagat pas diskutimeve me sindikatat nuk shkon me procedura tutje do ta konsiderojmë se jemi të zhgënjyer dhe pastaj do të veprojmë sipas zërit të mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit”, shtoi Jasharaj.