Avokati Gashi publikon dëshminë e Milaim Zekës në Gjykatën Speciale: Akuzat e tij kundër UÇK-së mbetën aty - Gazeta Express
string(105) "avokati-gashi-publikon-deshmine-e-milaim-zekes-ne-gjykaten-speciale-akuzat-e-tij-kunder-uck-se-mbeten-aty"

Gazeta Express

28/09/2020 14:42

Avokati Gashi publikon dëshminë e Milaim Zekës në Gjykatën Speciale: Akuzat e tij kundër UÇK-së mbetën aty

Gazeta Express

28/09/2020 14:42

Avokati Tomë Gashi ka publikuar dëshminë e Milaim Zekës, i cili thotë se akuzat e tij kundër UÇK-së mbetën në Gjykatën Speciale.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se Zeka e ka konfirmuar në Gjykatën Speciale se kishte këmbim të informatave për rastin Drenica, ku u akuzua Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, dhe 15 pjesëtarë te UÇK-së për krime të luftës.

Lexo Edhe:

Ai thotë se së bashku me avokatin Gregor Guy Smith ka tentuar ta ndalin Zekën që të mos flasë, por pa sukses.

“Ne avokatët e mbrojtëm mire Znaqken, ai u liru në Gjykatë, por akuzat e tij kundër UÇK mbetën, është e sigurt që këto dëshmi të Znaqkes janë në Gjykatën Speciale, tash po e pres Eulexin, se me ka marrë malli për Nasim Haradinajn, dhe për Hysni Gucatin”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Express/