Zbulohen specifikat e çmimi i Jaguar I-Pace të ri 2018

Jaguar I-Pace është vetura e parë krejtësisht elektrike e markës britanike e cila rivalizon Teslan në modelet më të mira të saja.

GazetaExpress

Jaguar I-Pace pritet të zbulohet në panairin e veturave në Gjenevë 2018, por tashmë çmimi i tij fillestar është bërë i ditur, 66 mijë euro, transmeton koha.net.

Jaguar I-Pace është modeli më radikal që kjo kompani ka bërë në 82 vite të historisë së saj.

Jaguar I-Pace është një SUV elektrik i cili ka bateritë 90kWh nga litiumi me të cilat mund të përshkojë 480 kilometra rrugë e mund të mbushen nga 0 në 80 % për vetëm 45 minuta, që i bie se mund të përshkojë rreth 70 kilometra më shumë se sa Tesla Model 3.

Motori i tij elektrik prodhon 395 kuaj fuqi i cili bën që I-Pace shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4.5 sekonda, sipas kompanisë së Jaguar.

Të tjera

Lajmet e fundit