Kthehu lart

Volvo heq dorë nga motorët dizel dhe benzinë

Volvo heq dorë nga motorët dizel dhe benzinë GazetaExpress

Prodhuesi suedez i veturave Volvo plotësisht do të kthehet drejt elektrizimit të automjeteve dhe paralajmëroi se nuk do të zhvillojë më motor me djegie të brendshme.

Në Geteborg thonë se gjenerata e tanishme e benzinës dhe dizelit me turbombushës njëherësh do të jetë e fundit, ndërsa elektrifikimi pritet të kryhet brenda 6 deri 7 vjetësh.

Gjithashtu, Volvo nuk do të prodhojë më versionet kabrio dhe Coupe, me të cilat do të merret motra e tij, kompania Polestar, ndërsa fokusi në vend të veturave sportive do të zhvendoset në Crossoverat dhe SUV-at, transmeton KPress.

Volvo nuk do të heqë dorë nga aduti i tij në mesin e limuzinave S80 dhe klasës Golf V40.

    Data: 28 Shkurt 2018 04:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera