Volkswagen lanson një video të Touaregit të ri 2018 para debutimit zyrtar

Volkswagen ka lansuar një video tjetër të Touaregit të ri para debutimit zyrtar, të cilin do ta zbulojë në Kinë më vonë gjatë kësaj jave.

GazetaExpress

Volkswagen ka shpërndarë një klip të shkurtër ku shihet Touaregi i ri me drita të inspiruar në Arteon e ri si dhe ato nga pas në stil të Audi së re, transmeton koha.net.

Touareg SUV i ri është ridizajnuar komplet ndërsa do të zbulohet në panairin e veturave në Kinë, i cili do të fillojë më 23 mars 2018 në kryeqytetin e Kinës.

Touareg do t’i bashkohet platformës së Volkswagen Group MLB, sikurse Audi Q7, Porsche Cayenne, Bentley Bentayga e Lamborghini Urus, i cili do të peshojë shumë më pak se sa modeli i tanishëm.

Varësisht nga tregu ku do të shitet, ky SUV do të ofrohet me motorë me naftë e benzinë si ai 2.0 litërsh me benzinë e 3.0 litërsh me naftë.

Të tjera

Lajmet e fundit