Kthehu lart

Super modelet e Porsche 918 e Panamera Turbo S hibrid të ri

Super modelet e Porsche 918 e Panamera Turbo S hibrid të ri GazetaExpress

Porsche ka vazhduar të shtyjë limitet e performancës e efikasitetit të teknologjisë së tyre E-Hibrid.

Ueb faqja automobilistike ka bërë bashkë dy ‘bishat’ e Porsche të reja.

Njëra është Porsche 918 e cila kushton mbi 800 mijë euro, me një motor 4.6 litërsh V8 me benzinë si dhe dy të tjerë elektrik që prodhojnë së bashku mbi 899 kuaj fuqi.

Porsche 918 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 2.5 sekonda, nga 0 në 200 kilometra në orë për 7.2 sekonda e atë maksimale 350 kilometra në orë.

E tjetri Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid Sport Turismo, i cili ka 680 kuaj fuqi me motor të kombinuar me benzinë si dhe atë elektrik të cilët bëjnë që kjo veturë të arrij shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 3.4 sekonda e atë maksimale prej 310 kuaj fuqi e që kushton 152 mijë euro.

    Data: 28 Shkurt 2018 01:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera